Chelseat i rrëshqet fitorja në sekondat e fundit
Chelsea ka barazuar me Wolverhampton Wanderes, në kuadër të javës së 35-të në Premier League.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste, por që në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë u shënuan katër gola, fillimisht në epërsi kaloi Chelsea me Romelu Lukakun, në minutën e 56-të, derisa i njëjti lojtar shënoi përsëri dy minuta më vonë.
Më pas “Wolfs” u kthyen në lojë duke arritur ta barazojnë rezultatin.
Fillimisht shënoi Francsico Trincao, në minutën e 79-të, derisa golin e barazimit e shënoi Conor Coady, në minutën e 90+7.
Chelsea pas barazimit mbetet në vendin e 3-të me 67 pikë, pas 35 ndeshjeve, teksa Wolfs në pozitën e 8-të me 50 sosh.
