Chelsea vazhdon me fitore, mposht minimalisht Zenitin

Ekipi anglez po vazhdon formën pozitive edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Chelseas ka arritur të mposht Malmon me rezultat minimal 0-1.

Që nga fillimi anglezët ishin dominues në të gjitha aspektet në kërkim të golit të avantazhit.

Pavarësisht tentimeve të shumta, pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e ngjashme me “The Blues” që vazhduan me sulme.

Ndeshja u zhbllokua në min e 56′ kur realizoi Hakim Ziyech pas asistimit të Callum Hudson-Odoi.

Chelsea është në vazhdim pati disa mundësi shënimi, por që nuk i konkretizoi dhe ndeshja u mbyll 0-1.

Me këtë fitore tani Chelsea ka nëntë pikë në vendin e dytë në grupin H, ndërsa Malmo mbetet e fundit pa pikë.

Në duelin tjetër që u luajt në të njëjtin orar Wolsfburg ka arritur të mposht Salzbugun 2-1.

Go to TOP