Chelsea vazhdon kontratën me Thiago Silvën edhe për një vit

Thiago Silva ka bindur të gjithë brenda gjashtë muajve dhe do të vazhdoj të jetë një lojtar i Chelseat.

Mbrojtësi veteran erdhi në Londër si lojtar i lirë pad largimit nga PSG duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Mirëpo vetëm pad një viti e gjysmë, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Chelsean edhe për një vit tjetër.

Veterani brazilian ka nënshkruar me Chelsean deri në qershor të vitit 2023.

Vet qendërmbrojtësi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës me blutë e Londrës.
“Të luash këtu me Chelsean është një kënaqësi e madhe. Nuk e kam menduar se do të mbetëm për tri vite dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

“Dua të falënderojë tifozët, klubin, Marian dhe Abramovichin për këtë mundësi. Do të jap gjithçka për këtë klub”, ka deklaruar Silva. 

Go to TOP