Chelsea synon transferimin e Badiashile

Chelsea është duke punuar për nënshkrimin e Benoit Badiashile nga Monaco, pasi ata kërkojnë të forcohen në mbrojtje.

Blutë kanë prioritet një mbrojtës të ri dhe 21-vjeçari francez është kandidati kryesor i tyre, transmeton Klankosova.tv.

Ata tashmë janë në bisedime me Monacon, sipas The Athletic, pasi ata kërkojnë të finalizojnë një marrëveshje për javët e ardhshme.

Chelsea pritet të paguajë rreth 35 milionë euro për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, i cili erdhi nga akademia e të rinjve të Monakos dhe ka bërë 135 paraqitje për ekipin e parw në të gjitha garat.

Badiashile nuk është objektivi i vetëm që ka parë klubi i Stamford Bridge.

Josko Gvardiol i RB Leipzig, Evan N’Dika i Eintracht Frankfurt dhe mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Piero Hincapie u raportuan të gjithë të skautuar.

Blutë më parë u përpoqën të sillnin Gvardiol gjatë verës pasi arritën një marrëveshje personale me yllin kroat, por nuk arritën të lidhnin një marrëveshje me Leipzig.

Go to TOP