Chelsea nuk është i gatshëm për të konkurruar për trofe të mëdhenj, thotë Potter

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, ka thënë se klubi i tij është “fantastik”, por se skuadra e tij nuk është ende gati të konkurrojë për trofe të mëdhenj.

“Një nga arsyet për të ardhur këtu, një nga shumë, ishte se është një klub futbolli fantastik, potencialisht një nga më të mirët në botë dhe që mund të konkurrojë për çdo trofe të madh. Unë mendoj se ne të gjithë e dimë se nuk jemi në atë pikë tani dhe nuk kemi qenë për dy, tre ose katër vjet. Ky është realiteti kur shikoni tabelën e ligës dhe diferencën e pikëve midis dy të parëve dhe Chelseat”, tha Potter në një konferencë për shtyp.
Ish-trajneri i Brighton iu bashkua Bluve në shtator dhe pati një fillim mahnitës në stazhin e tij në Stamford Bridge, pasi kaloi nëntë ndeshje pa humbje. Megjithatë, një humbje 4-1 ndaj ish-klubit të tij Brighton dhe një humbje në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit kanë treguar se Chelsea ende ka punë në progres dhe Potter ka një detyrë të vështirë në dorë.

Chelsea ka rënë në vendin e shtatë të tabelës në Premier League, pasi ka barazuar dhe humbur dy herë në katër ndeshjet e fundit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Blutë përballen me Manchester Cityn në Kupën EFL sonte, para se të përballen me Newcastle United në fundjavë, që do të jetë ndeshja e tyre e fundit para pushimit të Kupës së Botës.

Go to TOP