Çfarë të studiosh në një botë që po ndryshon?
A po i përgatit arsimi në Kosovë të rinjtë për tregun e punës?
Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë shpejt profesionet, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për nxënësit, studentët dhe prindërit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, flasim për hendekun mes shkollës dhe tregut të punës, për aftësitë që u mungojnë të rinjve dhe për dilemën se çfarë duhet studiuar sot për të pasur një të ardhme të sigurt.
E ftuara jonë është Arta Shehu Zaimi, inxhiniere dhe sipërmarrëse në fushën e teknologjisë dhe arsimit. /REL/
