Celta Vigo e ndërpret bashkëpunimin me Rafael Benitez

Celta Vigo ka marrë vendim për ta shkarkuar trajnerin Rafael Benitez, pas humbjes së fundit 4-0 kundër Real Madridit në La Liga.

Trajneri i njohur kishte marrë drejtimin e Celtas në verën e vitit 2023, por pas rezultateve të pakënaqshme, klubi spanjoll ka vendosur të ndryshojë drejtimin e ekipit.

“E falënderojmë Rafa Benitez për ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit. Fat dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar klub i Celta Vigos në njoftim.

Në tabelën e La Ligas, e cila drejtohet nga Real Madridi, Celta Vigo gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë.

Go to TOP