Çeku: Kosova po bëhet me stadiumin e parë të atletikës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në Kamenië do të ndërtohet stadiumi i parë i atletikës në Kosovë.

Çeku tha se stadiumi është i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare dhe do të shfrytëzohet nga atletët, klubet e Federata e Atletikës.

“Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv”, tha Çeku. /Kosova.info/

Go to TOP