Çeku dhe ambasadori francez flasin për të thelluar bashkëpunimin
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Hajrulla Çeku, mirëpriti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Diskutuan për bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit dhe shkencës dhe vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, i cili është konkretizuar përmes projekteve të përbashkëta në arsimin e lartë, bursave dhe mobiliteti akademik dhe programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Ministri Çeku shprehu mirënjohje e tij ndaj shtetit të Francës për mbështetjen në avancimin e cilësisë në arsim, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të partneriteteve ndërinstitucionale, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.
“Në këtë takim i riktheksua gatishmëria nga të dy palët për të thelluar bashkëpunimin përmes iniciativave të reja në shërbim të forcimit të mëtejmë të lidhjeve akademike dhe institucionale”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. /Kosova.info/
