Byrnes: UÇK-ja nuk arriti asnjëherë të ketë strukturë të unifikuar

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, pohoi se UÇK-ja përmes dokumentacioneve paraqitej si organizatë më e strukturuar se çfarë ishte në të vërtetë.

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes ka theksuar se është e drejtë të thuhet që UÇK-ja në fakt se arriti që ta këtë asnjëherë një strukturë të unifikuar të ushtrisë.

Ky vlerësim i Byrnes erdhi gjatë përgjigjeve në kundërpyetjet e avokatit të Veselit, Ben Emmerson.

Sa i takon rolit të Veselit ai ka thënë se funksioni i tij ishte si ministri e jashtme që duhej të komunikonte me ndërkombëtaret dhe ishte pjesë e një grupi që punonin në diasporë.

“Më sa kisha kuptuar unë ai ka qenë pjesë e këtij grupi. Grupi i personave që punoni në diasporë, kryesisht në Zvicër. Xhavit Haliti ishte një prej personave të tjerë edhe shumë të tjerë syresh të cilët udhëheqja e LPK-së kishte vendosur që t’i rikthente në rajon në mënyrë që të shfrytëzonin këto mundësi që në njëfarë forme të krijonin njëfarë udhëheqje, udhëheqje politike.  Udhëheqje ndaj policisë rajonale. Pra, në thelb kjo ishte analiza jonë”, ka deklaruar ai.

Byrnes tha se nga këta persona që sipas tij kanë qenë të pabindur përpiqeshin të krijonin një ushtri koherente që mund të kontrollohej dhe përfaqësohej.

Ndërsa për UÇK-në në tërësi, ai ka thënë se në thelb mbetet një grup i personave të pabindur që drejtoheshin nga komandantet e zonave të cilët kishin shumë pak kontroll nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Po. Por, do të shtoj diçka që në fakt është analiza ime që mund ta kem pasuruar me informacione që i kam marrë pas luftës nga persona që dinin më shumë seç dija unë, persona të zonës që dinin më shumë seç dija unë. Po i referohem si zona të milicisë unë këtyre. Kishin marrëdhënie të ndryshme me shtabin e UCK-së qendrorin”, ka deklaruar Byrnes.

Go to TOP