Buxhovi: Hashim Thaçi, Kadri Veseli kanë qenë në LDK, Rexhep Selimi jo

Historiani Jusuf Buxhovi ka treguar që anëtarë të LDK’së kanë qenë edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Buxhovi në emisionin Pressing në T7 tha se e posedon listën prej 3 mijë persona të cilët kanë qenë anëtarë të LDK’së.

“Regjistrin prej 3 mijë vetave që e kam unë, janë 4-5 vetë shumë të rëndësishëm, 2-3 janë që janë në Hagë, janë ndër nënshkruesit e 3 mijë vetave që janë anëtarë të LDK’së.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi janë edhe dy të tjerë, edhe Kadri Veseli”, tha Buxhovi.

Go to TOP