Burri vret gruan në Llaushë të Skenderajt, arrestohet

Një burrë është arrestuar sot, pasi, sipas policisë, ka shtënë në drejtim të gruas së tij, L.Q., 48-vjeçare, e cila, si pasojë e plagëve, ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, rreth orës 13:40, ku policia nga presoni i dyshuar ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja.

“Pas intervistimit të të dyshuarit S.Q., 51-vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP