Burri nga Gjilani vdes pasi i ra druri teksa po i ngarkonte në rimorkion e traktorit

Të martën në Gjilan një burrë ka ndërruar jetë pasi ishte duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit.

Pra era e fortë e ka rrëzuar një dru duke e goditur për vdekje burrin nga Burnica e Gjilanit.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Këtë rast e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Foto Ilustruese

Go to TOP