BSPK shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, sot ka shpallur grevë të përgjithshme duke filluar nga data 25 gusht për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Hykolli përmes një konference për media ka thënë se kërkojnë rritjen e pagave prej 100 euro për të gjithë të punësuarit deri sa të zbatohet ligji për Pagat.

Ai beson që qeveria do t’i thërras arsyes që të gjejnë rrugë të përbashkët.

“Duam të kërkojmë rritjen e pagave prej 100 euro për të gjithë të punësuarit, derisa të zbatohet ligji për pagat. BSPK dëshiron të besoj që qeveria do t’i thërras arsyes që të gjejnë rrugë të përbashkët. Nga 25 gushti 2022 shpallim grevë të përgjithshme të të punësuarve e cila do të vazhdoj deri sa të përmbushen kërkesat tona”, ka thënë Hykolli. 

Go to TOP