Broja debuton te Evertoni, luan për ekipin U-21

Pas një tuneli të gjatë të errët, Armando Broja duket se dalëngadalë po fillon të shohë dritë.

Ylli shqiptar ka luajtur mbrëmë 45 minuta me fanellën e Evertonit.

Më saktësisht, për të mos rrezikuar dhe për t’u bërë gati për ekipin e parë, përfaqësuesi shqiptar në fakt luajti për ekipin U-21 të ekipit nga Evertoni.

Mediat angleze raportojnë se ish-futbollisti i Chelseat e bëri një paraqitje të kënaqshme, ndonëse ende është larg ritmit dhe formës optimale.

Everton U-21 u mposht nga Watford U-21 me rezultat 0:1.

Broja synon ta rikthejë formën e dikurshme dhe të jetë i gatshëm për ekipin e kaltër nga gjysma e dytë e dhjetorit, eventualisht ta japë kontributin e tij maksimal nga janari i vitit që vjen.

Go to TOP