Britania vendos sanksione të reja ndaj “individëve kyç të lidhur me Hamasin”

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj pesë individëve, për të cilët thotë se janë të lidhur me Hamasin.

Ky shtet njoftimin e bëri së bashku me SHBA-në dhe Australinë.

Për të sanksionuarit tha se janë të lidhur me udhëheqjen dhe rrjetet financiare të Hamasit, dhe “Xhihadit Islamik” Palestinez (PIJ).

Gjithashtu u sanksionua edhe një subjekt këmbimi valutor i quajtur Al Mutahadun for Exchange, raporton CNN.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se masa ishte një “mesazh i qartë” për Hamasin se Mbretëria e Bashkuar është “e angazhuar për të siguruar që të mos ketë vend për t’u fshehur për ata që financojnë aktivitete terroriste”.

“Për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, Hamasi nuk mund të jetë më në pushtet dhe në gjendje të kërcënojë Izraelin. Duke ndërprerë rrjetet financiare, të cilat mbështesin operacionin e Hamasit, duke përfshirë edhe Iranin, këto sanksione mbështesin këtë synim vendimtar”, shtoi Cameron.

Sipas deklaratës nga Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimi i Mbretërisë së Bashkuar, pesë personat e sanksionuar janë:

Zuheir Shamlakh, pronar i Al Mutahadun for Exchange, të cilin qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e quan një “financier kyç të Hamasit”.

Ahmed Sharif Abdallah Odeh, për të cilin qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se drejtonte portofolin ndërkombëtar të kompanive të Hamasit.

Ismail Barhoum, të cilin qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e quan “një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit në Gaza dhe Këshillit qeverisës Shura të grupit”.

Hassan Al-Wardian, një udhëheqës i lartë i Hamasit në rajonin Betlehem/Bregun Perëndimor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Jamil Yusuf Ahmad Aliyan, një “zyrtar dhe përfaqësues i lartë i PIJ-së me bazë në Gaza”, thotë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Go to TOP