Britani: Nëna dhe ish i dashuri i saj burgosen për vrasjen e vogëlushit 18-muajsh

Një nënë në Kent, Britani e Madhe, është dënuar me burgim të përjetshëm bashkë me ish-partnerin e saj për vrasjen e djalit të saj 18-muajsh.

Alfie Phillips u rrah dhe u mbyt, duke pësuar 70 lëndime në trupin e tij, përfshirë “një mori mavijosjesh” dhe brinjë të thyera, krahë dhe këmbë, në atë që prokurorët e përshkruan si një natë “disipline të dhunshme”.

Nëna e tij 27-vjeçare, Sian Hedges,  dhe ish i dashuri i saj 35-vjeçar Jack Benham, kishin pirë uiski dhe kishin konsumuar kokainë. Gjurmët e drogës të klasit A u gjetën në trupin e Alfiet, u tha në gjykatë, raporton Skynews.

Dyshja u gjet fajtore për vrasjen e vogëlushit në kamp-shtëpizën e Benhamit në Hernhill, Faversham në Kent, Britani e Madhe, më 28 nëntor 2020.

Në fjalët e tij të dënimit, gjykatësi tha se Alfie pësoi “dhimbje të paimagjinueshme” në “sulmin e furishëm”.

Ata të dy u dënuan me burgim të përjetshëm, me Benhamin me një afat minimal prej 23 vjetësh, ndërsa Hedgesit iu dha afati minimal prej 19 vjetësh.

Benham pretendoi se ai dhe Hedges kishin pirë, biseduar dhe parë video në YouTube në një mbrëmje “thjesht normale” përpara se Alfie të vdiste.

Go to TOP