Aksioni “Brezovica 6”, policia jep detaje

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksionin “Brezovica 6”, ku janë arrestuar 7 persona.

Lidhur me këtë rast policia përmes raportit 24 orësh ka shpalosur detaje nga aksioni.

“Në lidhje me rastin më 21.09.2022 janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj  kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale”, thuhet në raport.

Policia njofton se gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë),  janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje dje edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, ku ka njoftuar se personat e arrestuar janë ndaluar në në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP