Breshri i bën shoshë veturat në autostradën italiane

Një stuhi e fuqishme breshri në veriun e Italisë ka bërë që të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në autostradën ndërmjet Milanos dhe Napolit, më 26 korrik.

Qindra vetura janë dëmtuar, teksa breshri i ka bërë shoshë xhamat e përparmë të tyre, duke i detyruar vozitësit të ndalen skaj rrugës, dhe duke i nxitur autoritetet të mbyllin një pjesë të rrugës për një kohë të shkurtër.

Disa njerëz janë lënduar, kryesisht nga copëzat e xhamave të thyer.

Askush nuk është raportuar të ketë pësuar lëndime serioze.

Go to TOP