Breshka aligatore u gjend në një liqe në Cumbria

Një breshkë e vogël aligator e cila nuk është specie evropiane është gjetur nga një liqen në Kumbria, në veriperëndim të Anglisë.

E aftë për të kafshuar me kocka kjo breshke që jeton në pjesët jugore të Shteteve të Bashkuara, është e dallueshme falë koracës së tyre të blinduar, e cila u jep atyre një pamje të ngjashme me dinosaurët.

Breshka u pa nga një shëtitës qensh dhe iu dorëzua Wild Side Vets të hënën, ku stafi i vuri pseudonimin ‘Fluffy’. Breshka besohet të jetë braktisur nga një pronar kafshësh shtëpiake ekzotike.

Sipas mediave lokale, breshka do të rivendoset në një qendër të specializuar të kafshëve të egra në Cornwall.

Go to TOP