Breshër e shi i madh në Skenderaj, reagon Bekim Jashari
Disa fshatra të Skenderajt janë goditur nga breshëri dhe shiu u madh këtë të shtune ku edhe ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore.
Pas këtyre dëmeve, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka thënë se si qeverisje komunale kanë të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe u ka kërkuar bujqve që gjatë javës së ardhshme të aplikojnë në komunën e Skenderajt për kompensim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen në Ministrinë e Bujqësisë për kompensim.
“Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidanëve dhe kulturave tjera bujqësore”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij.
