Borussia Dortmund pa befasi ndaj Greuther Furth, kthehet te fitorja pas dy humbjeve

Borussia Dortmund ka shënuar fitore si mysafir ndaj Greuther Furth me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 33-të të Bundesligës.

Milionerët ishin favorit në këtë takim edhe pse gara për titull është mbyllur në Gjermani.

Julian Brandt hapi ndeshjen në minutën e 26-të kur shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pas disa rasteve në pjesën e dytë nga të dyja palët, vendasit barazuan shifrat në minutën e 70-të me Jessic Ngankam për 1-1.

Por Julian Brandt me golin e tij të dytë në minutën e 72-të ktheu epërsinë në 2-1.

Në minutën e 77-të ishte radha e Felix Passlack që shënoi për 3-1.

Edhe pse kishe raste deri në fund rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Borussia Dortmund të marr fitoren e 21-të në kampionat. 

Go to TOP