Borussia Dortmund i vendos çmimin e largimit Jude Bellingham

Jude Bellingham është padyshim njëri nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari nga top klubet evropiane.

Shumë skuadra e donin anglezin edhe këtë verë, por Borussia Dortmund refuzoi të gjitha ofertat pasi synon ta mbanin në skuadër.

Megjithatë gjiganti gjerman do të ketë shumë të vështirë për ta mbajtur në radhët e veta anglezin i cili po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Real Madrid janë top klubet evropiane që janë vënë pas Bellingham.

The Athletic ka raportuar se Dortmund tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Bellingham dhe për të i ka informuar klubet e interesuara.

Verdhezinjtë duan të fitojnë 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre dhe pritet të jetë një garë shumë e madhe mes top klubeve evropiane.

Bellingham gjithmonë ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Angli, ku ka luajtur më parë me Birmingham City. 

Go to TOP