Blinken thotë se ShBA-ja “do të jetë gjithmonë aty” për Izraelin

Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka premtuar mbështetje të palëkundur për Izraelin në luftën kundër Hamasit.

Duke folur me kryeministrin Benjamin Netanyahu për sulmin vdekjeprurës të fundjavës së kaluar nga militantët me bazë në Gaza, Blinken tha se Izraeli “kurrë, kurrë” nuk do të jetë vetëm.

Ai gjithashtu i kërkoi Izraelit të shmangë dëmtimin e civilëve në konflikt, raporton BBC.

Të paktën 1,300 izraelitë u vranë dhe mbi 1,400 palestinezë kanë vdekur në sulmet ajrore në Gaza.

Njëzet e shtatë shtetas amerikanë dihet se kanë vdekur në Izrael dhe 14 janë të zhdukur, dyshohet se janë rrëmbyer.

Hamasi, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, mori peng deri në 150 persona kur personat e armatosur të saj hynë në barrierën e sigurisë të Gazës të shtunën në një sulm të koordinuar tokësor, ajror dhe detar.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës nga militantët palestinezë në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Go to TOP