Blinken nga Kievi: Atë që e ka shkatërruar Putini, Rusia duhet ta paguajë – koha s’është në anën e tij

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për vizitë në Kiev të Ukrainës, ku tha se ShBA-ja synon që t’i përdorë asetet ruse të sekuestruara për të siguruar fonde për rindërtimin e Ukrainës.

Blinken tha se Kongresi amerikan i ka dhënë fuqi për t’i bllokuar asetet ruse në Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij, ata do t’i përdorin ato.

“Atë që Putini shkatërroi, Rusia duhet dhe duhet të paguajë për ta rindërtuar”, tha Blinken gjatë një fjalimi në Institutin Politeknik Igor Sikorsky Kyiv në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit në Ukrainë, Blinken tutje tha se ShBA-ja po punon me vendet e tjera të G7-ës për të bërë t’i ndërmarrë të njëjtat veprime me astete ruse.

“G7 mund të zhbllokojë miliarda dollarë dhe t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm Putinit se koha nuk është në anën e tij”, tha Blinken.

Go to TOP