Blesa largohet nga Prishtina

Futbollisti Jalen Blesa zyrtarisht është larguar nga Prishtina dhe stacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Rumania.

Njoftimin për largimin e ka bërë skuadra nga kryeqyteti. 

Blesa është transferuar te klubi rumun, Universitatea Craiova, ku ka firmosur një kontratë afatgjatë, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2027.

Te Prishtina Blesa ka luajtur në dyzet ndeshje, duke shënuar dhjetë gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime.

Go to TOP