Bislimi s’e “duron” ftesën e Prokurorisë për Kurtin, thotë se po bëjnë fushatë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të mërkurën ka njoftuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar.

Kjo ka bërë që LVV të pretendojë se ftesa e Kurtit lidhet me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Këtij pretendimi i është bashkuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai në profilin e tij privat ku herë pas herë komenton disa zhvillime, shpërndau postimin e Kryeziut.

“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon në janar”, ka shkruar Bislimi në postimin që e shpërndau. 


Go to TOP