“Biletë kthyese për Selanik me 20 euro”, reagon Kurtishaj: Aburditet nga agjenci fantome

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar në lidhje me disa oferta të agjencive turistike për bileta udhëtimi me autobus.

Sipas tij, disa agjenci po ofrojnë bileta kthyese në relacionin Kosovë-Selanik-Kosovë me çmime 5-20 euro.

Në një reagim në Facebook, Kurishaj ka thënë se në këtë mënyrë ato po dëmtojnë agjencitë turistike serioze, e të cilat prioritet e kanë shërbimin ndaj klientëve.

“Me këtë yrysh për konkurrencë jo të ndershme dhe aspak serioze shpreh dyshimet e mia se për datën 1 Maj pritet të dalin edhe agjenci tjera turistike fantome si psh ‘1 Maji Travel’ apo turist që biletën kthyese për Selanik ta kenë vetëm një euro si simbolikë e festës së 1 Majit që është një absurditet i radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Go to TOP