Bileta drejt sigurisë: Trenat në Ukrainë vazhdojnë misionin e rrezikshëm mes pushtimit rus

Sistemi hekurudhor i Ukrainës u ka ndihmuar miliona njerëzve të largohen drejt vendeve më të sigurta, edhe pse stacionet dhe infrastruktura e tij janë shënjestruar nga raketat ruse.

Këto imazhe tregojnë një tren që evakuon njerëz nga Pokrovski në Ukrainën lindore, drejt qyteteve paksa më të sigurta në perëndim.


Çdo ditë në orën 16:30, një tren evakuimi niset nga Pokrovski duke ofruar transport falas për në Dnipro, Kiev dhe Lviv. Pokrovski është 48 kilometra larg vijës së frontit, ku trupat ukrainase po mbrojnë rajonin lindor të Donbasit nga forcat pushtuese ruse.
1Çdo ditë në orën 16:30, një tren evakuimi niset nga Pokrovski duke ofruar transport falas për në Dnipro, Kiev dhe Lviv. Pokrovski është 48 kilometra larg vijës së frontit, ku trupat ukrainase po mbrojnë rajonin lindor të Donbasit nga forcat pushtuese ruse.
Civilët e mbledhur në stacionin e trenit në Pokrovsk, në pritje për t'u evakuuar, më 25 qershor. Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 12 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i sulmeve ruse në shkurt.
2Civilët e mbledhur në stacionin e trenit në Pokrovsk, në pritje për t’u evakuuar, më 25 qershor.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 12 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i sulmeve ruse në shkurt.
Treni do t'i çojë civilët në perëndim, në zona më të sigurta të Ukrainës. Por, raketat ruse kanë goditur objektiva në të gjithë vendin dhe OKB-ja thotë se që nga 21 qershori më shumë se 5.2 milionë njerëz ishin larguar nga Ukraina për të kërkuar siguri më të madhe në vende të tjera.
3Treni do t’i çojë civilët në perëndim, në zona më të sigurta të Ukrainës. Por, raketat ruse kanë goditur objektiva në të gjithë vendin dhe OKB-ja thotë se që nga 21 qershori më shumë se 5.2 milionë njerëz ishin larguar nga Ukraina për të kërkuar siguri më të madhe në vende të tjera.
Njerëzit duke u përshëndetur ndërmjet vete para se të hipin në trenin që do t'i dërgojë në Dnipro dhe Lviv si zona relativisht të sigurta.  Bashkimi Evropian u ka dhënë qytetarëve ukrainas të drejtën automatike për të qëndruar dhe punuar nëpër të 27 vendet anëtare të tij deri në tre vjet.
4Njerëzit duke u përshëndetur ndërmjet vete para se të hipin në trenin që do t’i dërgojë në Dnipro dhe Lviv si zona relativisht të sigurta.
 Bashkimi Evropian u ka dhënë qytetarëve ukrainas të drejtën automatike për të qëndruar dhe punuar nëpër të 27 vendet anëtare të tij deri në tre vjet.
Shumica e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit janë gra, fëmijë dhe të moshuar, pasi burrave ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi për shkak të mobilizimit. 
5Shumica e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit janë gra, fëmijë dhe të moshuar, pasi burrave ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi për shkak të mobilizimit. 
Disa djem të vegjël në një tren që shkon për në Dnipro dhe Lviv, gjatë evakuimit të civilëve nga zonat e prekura nga lufta në Ukrainën lindore, në mes të pushtimit rus të vendit, në Pokrovsk, rajoni i Donjeckut, Ukrainë, 25 qershor 2022.
6Disa djem të vegjël në një tren që shkon për në Dnipro dhe Lviv, gjatë evakuimit të civilëve nga zonat e prekura nga lufta në Ukrainën lindore, në mes të pushtimit rus të vendit, në Pokrovsk, rajoni i Donjeckut, Ukrainë, 25 qershor 2022.
Këta janë Lyudmila dhe Volodymyri, ndër miliona ukrainasit që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.  
7Këta janë Lyudmila dhe Volodymyri, ndër miliona ukrainasit që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
 
Pamje brenda një prej vagonëve të trenit që evakuon civilë drejt zonave më të sigurta të Ukrainës. 
8Pamje brenda një prej vagonëve të trenit që evakuon civilë drejt zonave më të sigurta të Ukrainës. 
Me një fëmijë në prehër, një grua kontrollon telefonin e saj ndërsa treni udhëton drejt perëndimit. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në rajon kanë folur me shumë njerëz, të cilët, pavarësisht rrezikut, hezitojnë t'i braktisin shtëpitë e tyre. Vendimin për t'u larguar nga shtëpitë e tyre disa e marrin në minutën e fundit.
9Me një fëmijë në prehër, një grua kontrollon telefonin e saj ndërsa treni udhëton drejt perëndimit.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në rajon kanë folur me shumë njerëz, të cilët, pavarësisht rrezikut, hezitojnë t’i braktisin shtëpitë e tyre. Vendimin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre disa e marrin në minutën e fundit.
Një udhëtar i moshuar tregon shenja lodhjeje. Më 25 qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se "në këtë fazë lufte është  vështirë e përballueshme shpirtërisht dhe emocionalisht... Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë lufta, sa goditje të tjera do të ketë, sa humbje dhe sa përpjekje të tjera do të na duhen."
10Një udhëtar i moshuar tregon shenja lodhjeje.

Më 25 qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se “në këtë fazë lufte është  vështirë e përballueshme shpirtërisht dhe emocionalisht… Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë lufta, sa goditje të tjera do të ketë, sa humbje dhe sa përpjekje të tjera do të na duhen.”
Go to TOP