Bie pusheti i Bolsonaros, Lula i fiton zgjedhjet në Brazil 

Luiz Inácio ‘Lula’ da Silva do të rikthehet në pozitën e presidentit të Brazilit.

Politikani i majtë ka arritur të fitojë në zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit të deritashëm Jair Bolsonaro nga ekstremi i djathtë.

Rezultati ishte tejet i ngushtë, në një kohë kur shteti më i madh në Amerikën Latine e ka parë përçarjen më të madhe ndër dekada.

50.83 për qind ftoi Lula, ndërkaq, presidenti aktual 49.17 për qind, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Sondazhet tregonin për një fitore më bindëse të ish-presidentit Brazilian Lula, poqë diferenca doli të jetë solide në kombin mbi 210 milionë banorë.

Kështu Lula do të betohet si president më 1 janar 2023.

Ai ka premtuar reforma në ekonomi. Lula ka qenë i dënuar për korrupsion në të kaluarën.

Por brazilianët në vitet e fundit u përballën me Bolsonaro i cili ishte një ithtar ideoogjik i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Kritikat më të ashpra Bolsonaro i ka marrë në situatën e COVID-19, ku ishte injorar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Brazili ka qenë ndër vendet më të prekura nga pandemia COVID-19 në aspektin shëndetësor dhe atë ekonomik.

Go to TOP