Biden nuk e ftoi në Samitin e Demokracisë, Osmani ftohet të flasë për të ardhmën e Kosovës nga një Institut në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë.

Kosova nuk ka pranuar ftesë të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku marrin pjesë më shumë se 100 vende nga e gjithë bota, shkruan Kosova.info.

Por, Presidentja Osmani do të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë me ftesë të Institutit për Politikë të Jashtme SAIS të hënën.

Në anën tjetër, mosftesa e Kurtit dhe Osmanit në Samitin e Demokracisë është kritikuar ashpër nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Go to TOP