Biden dhe Harris takohen me ekipin e sigurisë kombëtare pas situatës në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, janë takuar virtualisht me ekipin e sigurisë kombëtare dhe zyrtarë të lartë për tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë në Kabul.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë teksa tërheqja e përfaqësuesve amerikanë u bë gjatë ditës pas përshkallëzimit të situatës nga talibanët në Kabul.

“Këtë mëngjes, Presidenti dhe Zëvendëspresidenti u takuan me ekipin e tyre të sigurisë kombëtare dhe zyrtarët e lartë për të dëgjuar përditësimet mbi tërheqjen e personelit tonë civil në Afganistan, evakuimet e aplikantëve SIV dhe aleatët e tjerë afganë dhe situatën e vazhdueshme të sigurisë në Kabul” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Go to TOP