Besarta Jashari bëhet sërish nënë e një djali, ia vendos emrin Mars

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, është bërë sërish nënë e një djali.

Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se djalit i është vendosur emri Mars.

“Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.

“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!  Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, thuhet në shkrimin e tij. /Kosova.info/

Go to TOP