Arbnor Muja shpallet kampion me Antwerpin në Belgjikë
Futbollisti i Kosovës, Arbnor Muja, është shpallur kampion me skuadrën belge Antwerp, për herë të parë që nga viti 1957.
Ishte Toby Alderwireld, që shënoi golin në minutën e 94’, për t’ia siguruar titullin ekipit belg.
Ai realizoi golin e barazimit në sfidën me Genk, që mundësoi kalimin në vendin e parë.
Muja, u transferua gjatë verës së kaluar te Antwerpi.
Sulmuesi kosovar përveç titullit, e ka fituar edhe Kupën e Belgjikës.
Comments