Berisha i jep përkrahje Ramës: Kryetar, unë të përkrahi, më ke pas vetes mua dhe Aleancën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim miqësor me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha.

Rama tha se gjatë takimit, Berisha i ka shprehur mbështetjen e tij personale dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për punën dhe vizionin e Komunës së Prishtinës.

“Sot pata një takim të këndshëm me Bekë Berishën, i cili më tha: ‘Kryetar, unë të përkrahi, më ke pas vetes mua dhe Aleancën.’ Nuk është marrëveshje, por përkrahje e drejtpërdrejtë, dhe neve na duhen pikërisht qytetarë e liderë të tillë, që ia duan të mirën Kryeqytetit dhe nuk mbajnë inat me njëri-tjetrin”, shkroi Rama. /Kosova.info/


Go to TOP