Berisha: Deklarata e Milanoviqit për Kosovën është dashakeqëse

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”. Berisha thotë se kjo deklaratë e Milanoviq duket se është shprehje e pakënaqësisë për kompetencat që ka në politikën e brendshme të Kroacisë në raport me kryeministrin Andrej Plenkovic.

Berisha thotë se Milanoviq fillimisht i ka bërë deklarata të ngjajshme edhe për luftën në Ukrainë dhe se tashmë ka filluar që të flasë edhe për Kosovën duke u bërë “yll i medaive ruse dhe serbe”.

Sipas Berishës një paralelizëm i tillë i bërë nga Milanovic përtej dëshirës për të mbeturnë vëmendje është edhe dashakeqës.

Go to TOP