Beqiri, delegat i EHF-së në gjysmëfinalen e Kupës Evropiane për hendbollistë
Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në një ndeshje shumë të rëndësishme të zhvilluar në fundjavë.
Beqiri u kujdes për mbarëvajtjen e takimit të parë gjysmëfinal të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.
Në Celje të Sllovenisë u përballën Celje Pivovarna Lashko dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, GRK Ohrid.
Fitore me rezultat 27:26 shënoi skuadra sllovene. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 2 maj në Ohër.
Beqiri është deleguar shumë shpesh nga EHF-ja këtë edicion, duke përfshirë edhe ndeshje shumë të rëndësishme. /Kosova.info/
