Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

Beograd, 31 mars 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Me pezullimin e përkohshëm të qarkullimit në linjën hekurudhore ndërkombëtare Beograd – Tivar, Beogradi humbi çdo lidhje hekurudhore me vendet e tjera të Ballkanit.

Nismë NDMBGD tregon se së bashku me shkatërrimin e hekurudhës ndërkombëtare, po ndodh edhe shkatërrimi i hekurudhës lokale në Serbi. Ndërsa Partia Progresive Serbe(SNS) mburret se ka investuar në hekurudha dhe ka rinovuar 75 kilometra hekurudhë ndërmjet Beogradit dhe Novi Sadit, situata me hekurudhat po përkeqësohet.

Kujtojmë se trenat nga Beogradi shkonin në Vjenë, Pragë, Lubjanë, Sarajevë, Zagreb, Budapest, Timisoara, Stamboll, Sofje, Selanik, Shkup dhe qytete të tjera evropiane. Sot, falë keqmenaxhimit dhe paaftësisë së partisë në pushtet, Beogradi nuk ka lidhje hekurudhore me rajonin. Nga ana tjetër, e vetmja linjë hekurudhore ndërkombëtare aktualisht aktive në Serbi lidh Dimitrovgradin dhe Sofjen dhe funksionon një herë në ditë.

“Në Evropën Perëndimore, trenat me shpejtësi të lartë janë një formë transporti më efikase sesa aeroplanët, kur merren parasysh rrugët deri në 400 km,” thotë Zoran Bukviq, koordinator i grupit të trafikut Ne davimo Beograd. Duke kombinuar trenat me shpejtësi të lartë dhe parkingjet nëpër qytet, si dhe integrimin intermodal të trenave me transportin publik të qytetit dhe sistemet publike të biçikletave, është e mundur të konkurrohet me makinën private si forma dominuese e transportit për distanca më të gjata midis qyteteve. Trenët janë më të rehatshëm për të udhëtuar, ju mund të lexoni dhe punoni në to, gjë që është më e vështirë të imagjinohet në autobusë dhe makina për shkak të zhurmës dhe dridhjeve”, shtoi Bukviqi.

Hekurudha është mënyra më e qëndrueshme e transportit ekologjikisht dhe me investime mund të bëhet edhe më e shpejta. Në vend që të zhvillojë lidhjen rajonale dhe lëvizshmërinë e njerëzve dhe mallrave, Serbia po bëhet gjithnjë e më e izoluar nga fqinjët e saj më të afërt. Për të ndërtuar një sistem të tillë hekurudhor rajonal, nevojitet bashkëpunim dhe hapje, në vend të izolimit.

Lëvizja NDMBGD ka një plan për rigjallërimin dhe zhvillimin e sistemit hekurudhor rajonal, i cili do të lidhë të gjitha qendrat rajonale, dhe hekurudhat lokale do t’i lidhin këto qendra me qytetet më të vogla.

Go to TOP