Belgjikë-Marok/ Përfundon pjesa e parë, VAR shpëton belgët
Ka përfunduar në barazim pa gola (0-0) pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe marokut, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Në fraksionin e parë të lojës, skuadrat prodhuan raste për shënim, madje Maroku arriti të realizonte me anë të Ziyech, por arbitri i sfidës e anuloi golin pasi e pa në VAR.
