Belgjika e ndihmon, Danimarka fiton dhe kualifikohet për Eriksen

Një mbrëmje magjike dhuroi Kampionati Europian ku në Grupin B gjithçka u përmbys në ndeshjet e fundit. Belgjika bëri detyrën duke u kualifikuar si e para dhe me pikë të plota çka shuan ëndrrën e Finlandës teksa ky sukses i dha një dorë Danimarkës që të fitojë e të kualifikohet direkt.

Në Shën Petërsburg, Belgjika e Lukakut dominon totalisht Finlandën ku edhe pse në pjesën e parë nuk u shënua, nuk munguan rastet për gol e vetëm në të dytën u konkretizuan. Fillimisht shënoi Lukaku por u anulua me VAR dhe në 74’ Hradecky shënon në portën e tij teksa Lukaku realizon dhe kësaj radhe nuk mund të anulohet. 2-0 dhe Belgjika fluturon në 1/8 si e para dhe duhet të presë për të kuptuar rivalin.

Ndërkohë në Copenhagen, ndodhi ajo që duhej të ndodhte, të fitonte ekipi që e meritonte, pikërisht Danimarka. Ekipi i goditur nga drama Eriksen luajti me zemër dhe fitoi bindshëm ndaj Rusisë me rezultatin 4-1 duke kaluar direkt në fazën e 1/8 ku do të përballet me Uellsin.

Një kualifikim që erdhi si dhuratë nga fitorja e Belgjikës dhe që sigursht shkon për atë, Christian Eriksen. Damsgard në të parën hapi festivalin e golave e më pas Poulsen, Christensen dhe Maehle shënuan për nordikët teksa Dzubya për rusët.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP