Behramaj akuzon për lidhje nepotike: Faton Peci ia ka punësuar vajzën prokurorit që lëshoi urdhëresën në Mitrovicë

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adil Behramaj, ka reaguar ashpër pas vendimit të prokurorit Sahit Tmava në Mitrovicë duke ngritur akuza për konflikt interesi dhe lidhje nepotike.

Në një postim në rrjete sociale, Behramaj ka pretenduar se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ia ka punësuar vajzën prokurorit Tmava duke vënë në dyshim paanshmërinë e tij profesionale.

“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij. Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre,” ka shkruar Behramaj.

Ai ka kërkuar që prokurori Tmava të largohet nga rasti duke e konsideruar situatën si “konflikt të qartë interesi”.

“Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi!” ka përfunduar Behramaj me ironi. /Kosova.info/


Go to TOP