BE-ja për 24 vjetorin e masakrës së Reçakut: E kaluara nuk mund të zhbëhet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Përmes një njoftimi, BE-ja në Kosovë ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.

“Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim” thuhet në njoftimin e tyre.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Go to TOP