Brukseli ende pa asnjë dokument zyrtarë për zbatimin e marrëveshjes nga 1 shtatori

Dje Kosova e Serbia u pajtuan për qarkullimin me letërnjoftime të lëshuara nga dy vendet. Por përveç njoftimeve për ujdinë nga Brukseli, Prishtina e Beogradi nuk ka ndonjë detaj kur nisë zbatimi.

Siç dihet pala kosovare kishte marrë vendim për reciprocitet në targa e dokumente duke planifikuar që ato te zbatoheshin nga 1 gushti. Por serbët u rebeluan dhe vendimi u shty për t’u bërë pjesë e negociatavee në Bruksel dhe Prishtinë e Beograd.
Dje u njoftua se dy palët nuk do të lëshojnë dokumente të bardha por do të pranohet vetëm letërnjoftimi për qarkullim. Por, mbetet të shihet a do të ndodhë kjo nga 1 shtatori.

Përfaqësuesi i BE’se Josep Borell ka bërë dy njoftime për marrëveshjen por nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth afateve.

Go to TOP