Ballkani të përgatitet për grupin, mos të kënaqet vetëm me kaq

Ballkani bëri historinë me hyrjen në grupe për kualifikimin në konferenca ligë, pasi mposhti Shkupin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. Kampioni i Kosovës në futboll tani pas hedhjes së shortit në Stamboll, i ka mësuar edhe kundërshtarët në grup.

Tani është në pah futbolli i Kosovës se ku jemi ne me futboll, pasi që të gjitha skuadrat që bëjnë gara në këto kompeticione, janë 10 nivele më lartë se ne.

Skuadra e Ballkanit duhet të përgatitet mirë fizikisht dhe psiqikisht, që në fund mos te kënaqemi si zakonisht, duke thënë “më rëndësi se kemi mbërri boll dhe kemi bërë më të mirën”.

Pas fitores me Shkupin, shumë njerëz kanë merita pa bëre asgjë. Meritat i meritojnë vetëm ata që përjetuan lojën e futbollit për 90minuta, pra futbollistët një qytet të vogël siç Suhareka.
Tani duhet menduar më buxhetin e këtij konpetecioni, të mendojnë ndërrimin e stadiumit në qytet dhe jo të kërkojnë lirimin nga puna të qytetarëve për udhëtim në Prishtinë, sepse edhe skuadra e Prishtinës është duke u dëmtuar pasi nuk po mundet të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e vetë.

Grupi në të cilin është Ballkani, nuk është grupi ma i fortë, por një test shumë më rëndësi për futbollin e Kosovës.

Shkruan: Adem Haliti

Go to TOP