Shefi i BE-së me dhjetëra vullnetarë heqin mbi 200 thasë mbeturina në Badovc

Për të promovuar një ambient të pastër shefi i Bashkimit Europian, Tomas Szunyog, ka vendosur dorezat dhe i është bashkuar dhjetëra vullnetarëve për të hequr mbeturinat nga liqeni i Badovcit.

Për këtë ai njoftoi edhe në Twitter derisa i bashkëngjiti edhe fotografitë nga ky aksion.

“Së bashku me 70 vullnetarë nga Kosova, Ambasadorë të Rinj Europianë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, GIZ dhe anëtarë të familjes së BE-së kemi mbledhur mbi 200 thasë me mbeturina”.

Këtij aksioni i bashkëngjit edhe ambasadori suedez Jonas Westerlund, i cili u tregua falënderues për organizimin e një eventi të tillë.

Go to TOP