BBC konfirmon numrin e madh të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Rusia ka pësuar humbje të mëdha të trupave ushtarake që kur filloi agresionin në Ukrainë. Të dhënat e fundit tregojnë për humbje të mëdha të cilat u konfirmuan nga BBC-ja.

50.000 ushtarë rusë janë vrarë qëkur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë. Numri i përgjithshëm i të vrarëve prej më shumë se 50.000 është tetë herë më i lartë se çdo pranim publik zyrtar nga Moska që nga shtatori i vitit 2022. Ndërkohë, Ukraina rrallë komenton shkallën e viktimave të veta në fushën e betejës. Në shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, mirëpo vlerësimet, bazuar në inteligjencën amerikane, sugjerojnë humbje më të mëdha.

Këto shifra zyrtare ka arritur t’i konfirmojë BBC dhe grupi i pavarur mediatik Mediazona me vullnetarë të tjerë të cilët kanë numëruar të vrarët që nga shkurti i vitit 2022. Varret e reja në varreza ndihmuan gjithashtu në sigurimin e emrave të shumë ushtarëve. Më shumë se 27.300 ushtarë rusë vdiqën në vitin e dytë të luftimit sipas gjetjeve të fundit, që tregon koston njerëzore të cilën Rusia ka refuzuar ta komentojë.

Një tjetër goditje e rëndësishme në grafik mund të shihet në pranverën e vitit 2023, gjatë betejës për Bakhmut, ku grupi mercenar Wagner e ndihmoi Rusinë ta kapte qytetin. Ish-udhëheqësi i grupit famëkeq Wagner, Yevgeny Prigozhin, vlerësoi humbjet e grupit të tij rreth asaj kohe në 22.000 mijë ushtarë.

Go to TOP