“Burgu Politik” shfaqje në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

Në Muzeun e Burgut në Prishtinë, do të jepet shfaqja teatrore “Burgu politik” në kujtim të shkrimtarit e politikanit, Adem Demaçi dhe filozofit e aktivistit, Ukshin Hoti.

Shfaqja ka të bëjë me përndjekjen politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale.

Shfaqja zhvillohet në Muzeun e Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”, të dielën më 17 korrik në orën 21, do të jepet parapremiera e shfaqjes, të hënën premiera dhe të martën repriza.

Duke qenë se numri i audiencës është i kufizuar, përfshirja në shfaqje është e mundshme vetëm përmes aplikimi paraprak, në linkun vijues: https://forms.gle/iQ46VU1vnXGgNhf37

Për shkak të skenave të ndjeshme, pjesëmarrja në shfaqje lejohet vetëm për moshat mbi 18 vjeç. Po ashtu, rekomandohet të mos marrin pjesë personat që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe personat që kanë frikë të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët: Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi.

Shfaqja teatrore “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u mundësua nga organizata ETEA me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Kosova.info.

Go to TOP