Baza ruse në Krime para dhe pas shpërthimeve masive

Pamjet satelitore të shkrepura pak para se shpërthimet të dridhnin një bazë ajrore ruse në Krimenë e okupuar, si dhe pas ngjarjes, zbulojnë dëmet e shkaktuara nga plasjet.

Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Një hap i tillë do të përbënte përshkallëzim të theksuar të luftës. Zyrtarët rusë thonë se një shpërthim aksidental i municioneve ka shkaktuar plasjet. Rusia e ka zaptuar gadishullin nga Ukraina më 2014, dhe e ka përdorur bazën për nisje të sulmeve ajrore kundër forcave të Kievit.


Një pamje satelitore nga Planet Labs PLC shfaq avionë rusë të rreshtuar në Bazën Ajrore Saki, në Krimenë e okupuar nga Rusia, vetëm disa orë para shpërthimeve, më 9 gusht.
1Një pamje satelitore nga Planet Labs PLC shfaq avionë rusë të rreshtuar në Bazën Ajrore Saki, në Krimenë e okupuar nga Rusia, vetëm disa orë para shpërthimeve, më 9 gusht.
Avionët rusë para shpërthimeve. Fluturaket luftarake nga kjo bazë thuhet se ndërmarrin rregullisht sulme në territorin ukrainas.
2Avionët rusë para shpërthimeve. Fluturaket luftarake nga kjo bazë thuhet se ndërmarrin rregullisht sulme në territorin ukrainas.
Një foto tjetër e avionëve luftarakë në bazë, disa orë para shpërthimeve.
3Një foto tjetër e avionëve luftarakë në bazë, disa orë para shpërthimeve.
Pas një varg shpërthimesh, shtëllunga masive tymi u ngritën mbi bazë.
4Pas një varg shpërthimesh, shtëllunga masive tymi u ngritën mbi bazë.
Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se baza është sulmuar, duke fajësuar “një shkelje të rregullave për siguri nga zjarri” për shpërthimet.
5Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se baza është sulmuar, duke fajësuar “një shkelje të rregullave për siguri nga zjarri” për shpërthimet.
Autoritetet ruse janë munduar të minimizojnë shpërthimet, duke thënë se nuk janë prekur hotelet dhe plazhet në gadishull, i cili është vendpushim i popullarizuar për shumë rusë. Megjithatë, videot në rrjetet sociale i kanë shfaqur turistët duke ikur, teksa tymi ngrihej mbi vijën bregdetare. Shpërthimet thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të tjera në disa ndërtesa banimi.
6Autoritetet ruse janë munduar të minimizojnë shpërthimet, duke thënë se nuk janë prekur hotelet dhe plazhet në gadishull, i cili është vendpushim i popullarizuar për shumë rusë.

Megjithatë, videot në rrjetet sociale i kanë shfaqur turistët duke ikur, teksa tymi ngrihej mbi vijën bregdetare. Shpërthimet thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të tjera në disa ndërtesa banimi.
Një fotografi e bazës ajrore nga Planet Labs pas shpërthimeve, e cila shfaq rrënoja të shkrumbuara, më 10 gusht. Marina ruse ka humbur të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë luftuesit SU-30SM dhe bombarduesit SU-24M, sipas një analize të pamjeve para dhe pas shpërthimeve, nga Skemat (Skhemy), një njësit hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
7Një fotografi e bazës ajrore nga Planet Labs pas shpërthimeve, e cila shfaq rrënoja të shkrumbuara, më 10 gusht.

Marina ruse ka humbur të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë luftuesit SU-30SM dhe bombarduesit SU-24M, sipas një analize të pamjeve para dhe pas shpërthimeve, nga Skemat (Skhemy), një njësit hulumtues i Shërbimit ukrainas të REL.
Disa ndërtesa në bazë, ku mund të jenë ruajtur municione, janë shkatërruar po ashtu.
8Disa ndërtesa në bazë, ku mund të jenë ruajtur municione, janë shkatërruar po ashtu.
Pamjet satelitore të 10 gushtit shfaqin disa gropa të mëdha me madhësi të ngjashme, duke lënë të kuptohet se baza është goditur disa herë.
9Pamjet satelitore të 10 gushtit shfaqin disa gropa të mëdha me madhësi të ngjashme, duke lënë të kuptohet se baza është goditur disa herë.
Departamenti i Shëndetësisë i kontrolluar nga rusët në Krime ka thënë se një civil është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimet. Analistët ushtarakë e kanë quajtur shkatërrimin goditje të madhe për Rusinë, dhe fitore psikologjike për Ukrainën.
10Departamenti i Shëndetësisë i kontrolluar nga rusët në Krime ka thënë se një civil është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimet. Analistët ushtarakë e kanë quajtur shkatërrimin goditje të madhe për Rusinë, dhe fitore psikologjike për Ukrainën.
Go to TOP