Bayerni fiton me vështirësi ndaj Mainzit, Dortmundi ndalet në barazim nga Bochumi

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, pasi ka mposhtur Mainzin 2-1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, kur sulmuesin austriak Karim Onisiwo realizoi për 0-1 në minutën e 22-të.

Përkundër insistimit nga vendasit, në pjesën e parë më gola nuk pati dhe Mainz shkoi në pushim me epërsi minimale.

Por me të filluar pjesa e dytë, Bayerni gjeti golin e barazimit me anë të francezit Kingsley Coman që realizoi për 1-1 falë asistimit nga Corentin Tolisso.

Edhe pas golit të barazimit, bavarezët shtuan sulmet dhe në minutën e 74-të gjetën golin e fitores.

Ishte talenti i madh Jamal Musiala që realizoi për 2-1 pas asistimit nga Benjamin Pavard.

Kësisoj Bayerni mori fitoren e katërt radhazi dhe tri pikë të mëdha në luftën për titull.

Në anën tjetër Borussia Dortmund nuk është këndellur pas humbjes nga Bayerni, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Bochum.

Sulmuesi Polter kaloi vendasit në epërsi nëpërmjet një penalltie në minutën e 40-të për 1-0.

Dortmundin e shpëtoi nga humbja mesfushori Julian Brandt që barazoi shifrat në 1-1 pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Pas 15 xhirove në Bundesliga, Bayerni zë vendin e parë me 37 pikë, derisa Dortmund ndodhet e dyta me 31 sosh. 

Go to TOP