Bayerni e sheh Rudigerin si zëvendësues të Niklas Sules

Bayern Munich është duke tentuar që të transferojë Antonio Rudigerin, pas largimit të Niklas Sules.

Bavarezët i ndanë rrugët dje (e hënë) me mbrojtësin, pasi ky i fundit e kompletoi kalimin te Borussia Dortmundi.

Sule vazhdon të jetë pjesë e skuadrës së Bayernit, pasi kontrata e tij skadon në këtë verë dhe Bayerni e do Rudigerin.

Mbrojtësi nuk po pajtohet ende me kushtet e ofruara nga Chelsea për kontratën e re, derisa edhe tij i skadon kontrata në qershor.

Kjo gjë do i lehtësonte gjërat për Bayernin, që mund të marrë një lojtar si të lirë, duke e zëvendësuar po ashtu një lojtar që u largua si i lirë.

Mirëpo, mbetet të shihet vendimi final i The Blues se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e Rudigerit.

Go to TOP